Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Nikolla Marku, letër Patriarkanës: Janullatos nuk është prift por shovinist

Kreu i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, kryetari i këshillit të Kishës së Shën Mërisë në Elbasan, i cili e ka shkëputur kishën e tij nga ndikimi dhe kontrolli i kryepeshkopit Anastan Janullatos, Atë Nikolla Marku, ka reaguar sërish për konfliktin fetar në bashkinë e qytetit të Përmetit.

Ndërsa dy javë më parë ai ka bërë publike ne media një deklaratë me nota kritike për këtë ngjarje duke vënë në shënjestër vetë Janullatusin, këtë radhë ai i shkruan Stambollit. Letra e tij e hapur i drejtohet patriarkut të Kostandinopojës Bartolemeu dhe për dijeni ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë, per ate qe sipas tij po ndodh ne kishen ortodokse shqiptare.

“Hirësi Bartoleme! Po ju drejtohem juve për tju vënë në dijeni për rolin regresiv që po luan Ansatas Janullatos në Kishën Shqiptare të cilën e ka shndërruar në një shtojcë të Kishës Greke. Ai nuk po punon për besimin e Zotit por për qëllimet shoviniste të politikës greke, e cila ka si qëllim aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ne ju drejtohemi juve, edhe pse keni të njëjtën kombësi me Janullatosin, me shpresën se do të dini të dilni mbi miqësitë personale që keni me të, dhe të shikoni më se realitetin e kishës shqiptare, për të ndërhyrë në respekt të besiomit dhe të drejtës tonë. Ne kërkojmë zbatimin e vendimit të Patriarkanës së Stambollit të vitit 1936, që i jep kishtës shqiptare pavarësinë dhe autoqefalinë e saj”,- shprehet ai.

At Nikolla Marku kërkon nga Patriarkana që të mbajë qëndrime ndaj rolit të Janullatosit në Kishën Shqiptare. Më tej At Nikolla Marku, shkruan se incidentet e ndodhura në Përmet ishin produkt i kësaj ndërhyrjeje të ashprë të shtetit grek në punët e kishës dhe punët e brendshme të shtetit shqiptar, dhe për këtë u përdor sërish kisha ortodokese e komanduar nga Janullatos, ku priftërinjtë u shndërruan në njerëz të dhunshëm që sulmuan strukturat e shtetit, në kundërshtim me vendimin e gjykatës shqiptare.

Duke garantuar partneritetin e kishës së tij me atë të Patriarkanës së Kostandinopojës , Atë Nikolla Marku thekson se vendimet e Stambollit janë të përjetshme dhe të parevokueshme.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button