VIDEO/ “Referendumi” me 12 pyetje me popullin, Rama: Ja si përpunohen të dhënat e Këshillimit kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm pamje nga hapësira ku operatorët hedhin në sistem të dhënat dhe përgjigjet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar.
Aktualisht punohet me kapacitet të pjesshëm por në vazhdim do të jenë 40 operatorë që do të merren me këtë proces.
Të dhënat e marra qoftë me zarfe me postë apo në rrugë elektronike me e-mail pëërpunohen nga ekspertët e INSTAT.nullnull
Një përfaqësuese e tyre shpjegon që të dhënat do të bashkohen në sistem me përgjigjet që vijnë nga platforma online.
Rama shprehet se duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin për shtëpinë tonë Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe me hapësirën ku mblidhen përgjigjet e 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar që vijnë përmes postës, si edhe duke ju ftuar ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin për shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. null
62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, nga të cilët 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.