Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Reagon Berisha për mbylljen e faqeve pornografike: I ka mbyllur Edvin Xhelati, njëlloj si Kim Jong Un apo si Khamenei

Duke e cilësuar si skandal, Berisha ndër të tjera ai shkruan:

Ne Shqiperi me urdher te Edvin Mafise, narkoshteti po vendos çensuren e internetit!

Edvin Kristaq Xhelati me traditen e alergjise aterore ndaj fjales se lire, me veglat e tij ne AMA dhe AKEP ka mbyllur njelloj si Kim Jong Un apo si Khamenei i Iranit dhjetra e dhjetra faqe ne internet. Ai po perdor keta dy vegla te tij te verbera te emeruar rishtas si censore, xhelat te fjales se lire dhe lirise se internetit!

Mbyllja e faqeve te internetit vetem me nje urdher ekzekutiv pa asnje proces te drejte gjyqesor perben nje akt te rende censure ndaj fjales se lire dhe internetit, tipike per diktaturat qofshin ato ideologjike, teokratike apo narkodiktatura.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt prej xhelati te fjales se lire dhe lirise se internetit te bosit te narkoshtetit shqiptar, bastardit te bllokmeneve hoxhist Edvin Mafia dhe kerkoj çbllokimin e menjehershem te faqeve te mbyllura te internetit.

Ju bej thirrje te gjithe autoreve te faqeve te mbyllura te internetit te denoncojne ne te gjitha institucionet nderkombetare dhe organzatat anticensure ne bote keto akte diktatoriale te narkoshtetit shqiptar.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha, doja te ndaja nje shqetesim me ju.
Nuk e di nese e sheh te drejte ta shperndash, por AKEPI dhe AMA kane bere kerdine ditet e fundit me bllokime faqesh interneti.

Pershendetje, po u kontaktoj sepse askush se hap gojen te flase mbi kete ceshtje.

Se pari, denoncoj mbylljen me pa te drejte, si ne asnje vend tjeter te botes te faqeve me permbjajtje per te rritur.

E ku eshte pare e eshte degjuar te mbyllen keto faqe ne ndonje vend tjeter te botes ? As ne Kore as ne Kine madje!

Se dyti, AKEP dhe AMA pa asnje autorizim apo vendim gjykate, mbyllin faqe te tjera interneti shqiptare pa asnje paralajmerim apo e thene ndryshe, pa asnje te drejte! Po instalohet diktatura ne shqiperi nepermjet censurimit te internetit. Rasti me i fundit ishte ai i faqes Medium.

Ndersa faqet e tjera me permbajtje per te rritur jane bllokuar per shkak te asaj videos qe u be hit tashme vetem nga reklamimi qe i beri vet paturpesisht AKEP dhe Top Channel. Po si ka mundesi dhe a eshte e drejte te bllokohen faqe te tera per nje video, ku shume mire dihet kush e ka shperndare, dhe te veprohet ndryshe teknikisht ? Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet? Mos te lexojme dot portale te tjera se i bllokon qeveria? apo akepi dhe ama?

Askush se hap gojen te flase mbi kete ceshtje. Po instalohet censurimi ne internet dhe priteni kur te bllokohen dhe rrjetet sociale!/ 

Back to top button