Tre anëtarët mund të rikthehen në KQZ për certifikimin rezultatit
- Koli Bele: PS nuk mund t’i urdhërojë, por edhe nuk mund t’i pengojë
Certifikimi i zgjedhjeve mund të kryhet edhe me shtatë anëtarë. Në
një intervistë për “Shekullin”, juristi i PS-së, Koli Bele, shprehet se
nuk ka asnjë pengesë për rikthimin e tre anëtarëve në KQZ për
certifikimin e rezultateve me shtatë anëtarë. Sipas juristit Bele, tre
anëtarët nuk do të pengohen nga Partia Socialiste për t;u rikthyer në
PS, por as nuk mund të urdhërohen. Rikthimi në KQZ për certifikimin e
rezultatit të zgjedhjeve me shtatë anëtarë mbetet tërësisht në vullnetin
e tre anëtareve të dorëhequr, Denar Biba, Albana Shtylla, dhe Jani
Jani. Në vijim të largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës në mars
2013, parlamenti shkarkoi anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të
propozuar nga LSI-ja i cili u zëvendësua nga një përfaqësues i Partisë
Republikane (PR) nga koalicioni qeverisës. Kjo çoi në dorëheqjen e tre
anëtarëve të propozuar nga opozita. Parlamenti nuk ka miratuar
dorëheqjet, meqenëse partitë nuk kanë emëruar zëvendësuesit e tyre.
Tashëm që rezultati ka dalë dhe e majta e bashkuar ka fituar
zgjedhjet, kush do të kryejë certifikimin zgjedhjeve, në një kohë që tre
anëtarët e propozua nga e majta kanë dhënë dorëheqjen?
Certifikimi i zgjedhjeve është detyrim ligjor dhe kushtetues. Pra,
zgjedhjet do të certifikohen,. ato janë certifikuar nga vota masive, do
të certifikohen dhe nga institucionet. Certifikimi i rezultat është një
mjet ankimi për çdo rast për çdo tabelë KZAZ në Kolegj. Certifikimi
kërkon një shumicë prej 5 votash dhe në mungesë të saj, palët e
interesuara mund të ankimohen dhe të shkojnë në Kolegj. Kjo është një
zgjedhje jo normale, por zgjedhjet nuk mund të mos certifikohen.
Ka një apel nga ndërkombëtarët që certifikimi të bëhet sa më
shpejt të jetë i mundur. A mund të bëhet një rikthim i dy anëtarëve?
Dorëheqja e anëtarëve ka qenë një akt individual i tyre dhe jo një
orientim i partisë. Pasi nuk mund të urdhërohen nga partia socialiste
për tu urdhëruar. Mbete në vlerësim e tyre dhe nuk mund të spekulojmë
për këtë.
Nëse ata do të pranonin, nuk ka asnjë pengese?
Nuk ka pengesë nga Partia Socialiste, nuk mund të ketë pengesë për
një e arsye të tillë që të pengojë. Nuk mund ta urdhërojë, por edhe nuk
mund ta pengojë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.