Përballimi i krizës, Malaj për paketat ekonomike: Bujqësia është braktisur nga qeveria! E pafalshme ti lëmë të varfërohen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ndërsa ka komentuar Aminstinë fiskale dhe ndihmën ekonomike që qeveria po jep për të prekurit nga kriza e Covid-19, ka theksuar se bujqësia është braktisur nga këto paketa.
Sipas Malajt në të dyja paketat eonomike të prezantuara s’ka pasur asnjë ndihmë të drejtpërdrejtë për bujqësinë. Më tej ai thekson se është e pafalshme ti lëmë ato në vështirësi dhe të varfërohen.
Në fund ish-ministri i financave tha se jemi në fazën që trendi është në ulje dhe rihapja e ekonomisë nuk do të vonojë shumë.
“Bujqësia është braktisur nga qeveria sepse në të 2 paketat ska pasur asnjë ndihmë të drejtpërdrejtë. Është e pafalshme ti lëmë ato në vështirësi dhe të varfërohen. Është aktiviteti më i cënueshëm nga çdo fatkeqësi natyrore dhe duhet të kishte një strategji të mirë. Se kam gjetur dot arsyetimin pse qeveria se ka shpallur si kollonë të veçant bujqesine.
I gjihë sistemi i një krize gërshetohet me bujqësinë. Dhe bujqësia do të preket nga turizmi. Do ishte mirë kur të bëhet një paketë të fuqizohen elementët. Paketa të njihet dhe duhet parë e tëra. Ekonomia shihet si e tërë. Fermerët edhe me grante të vogla rindezin aktivitetet dhe funksionojnë.
Jemi në fazën që trendi është në ulje dhe rihapja e ekonomisë nuk do të vonojë shumë”, tha ndër të tjera Malaj për Abc news.