‘Dorëzohet’ qeveria pas protestës që kryen sot Mallakastriotët, gati paga e luftës edhe për naftëtarët

Në këtë kohë pandemie një prej grupeve që po lufton për mbijetesë janë dhe naftërarët e Ballshit. Janë jo pak por afro 1000 mijë punonjës të Rafinerisë që nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar ushqime për familjet e tyre.
Ata u mblodhën përpara Prefekturës në Fier dhe kërkuan ndihmë, pasi deri më tani nuk bëjnë pjesë në asnjë nga paketat e ndihmës të mirtuara nga qeveria. Madje ata nuk përjashtojnë as mundësinë që ti rikthehen grevës së urisë.
Por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i qeverisë i cili sot në mbremjë vone ka marrë vendim për ti perfshirë edhe këta punonjës në pagën e luftës.
Statusi i plote i deputetit te Mallakastres:
Pershendetje naftetare te KPTHN-se Ballsh!
Ndjese per kete komunikim ne kete ore te vone te nates, por kam fatin tiu komunikoj qe kerkesat Tuaja me mbeshtetje edhe te ministres znj. Balluku per trajtimin financiar ne kete periudhe izolimi nga COVID-19 jane marre ne konsiderate nga Kryeministri z. Rama.
Edhe ju beheni pjese e paketes se mbeshtetjes financiare dhe do te merrni pagat sipas rregullit te vendosur nga qeveria.
Uroj qe nga kjo lufte te dalim te gjithe shendoshe e mire!
Do te vazhdojme ne menyre konstante perpjekjet edhe ne te ardhmen per ti dhene jete Industrise se Perpunimit te Naftes, ku KPTHN-ja eshte pjesa me e rendesishme e saj.
Miqesisht,
Ish kolegu juaj naftetar
Ismet Beqiraj