Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Poliklinikat e lagjeve: Kujdes maksimal ndaj koronavirusit, konsulta telefonike me pacientët

Izolimi i qytetarëve në banesat e tyre ka lënë të shkreta edhe qendrat shëndetësore të lagjeve në kryeqytet.

Sipas të dhënave, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në to ka rënë në gati 80 për qind në krahasim me ditët e zakonshme. Stafi mjekësor në to është i gjithi në krye të detyrës.

Infektimi i 8 bluzave të bardha me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka bërë që kolegët e tyre të jenë më shumë se rigorozë në masat mbrojtëse. Askush nuk mund të kalojë pragun e Poliklinikës nr.1 pa iu nënshtruar më parë matjes së temperaturës.

Mësuam se ky kontroll i bëhet edhe stafit, ndërsa çdo pacienti në institucion i vendoset maskë dhe doreza.

Qendra shëndetësore nr. 10, institucioni ka afishuar kontaktet telefonike të mjekëve. Përveç urgjencave, çdo konsultë tjetër për mjekimet dhe recetat bëhet përmes telefonit, për të shmangur kontaktet fizike.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër poliklinikat në kryeqytet dhe në vend kanë nisur trajnimet e stafeve për situatën e krijuar nga COVID-19.

Back to top button