Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shpërthen albanofobia maqedone/ “Vdekje për shqiptarët” dhe kryqi i zi në muret e Institutit të Trashëgimisë

Ligji i gjuhëve në Maqedoni që u votua dje tani është duke nxjerrë edhe urrejtjen, albanafobinë dhe ksenofobinë në vend. Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe albanofobike!
Sikurse raporton “Tetova Sot”, një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me grafitin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.
Deputetët e shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI, janë duke u siguruar nga policia e vendit.
Për grafitet tek Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve (ITSHKSH), ka reaguar mediatikish, ky institucion. Nëpërmjet një deklaratem ndër të tjera ai shkruan:
”Ashtu si në vitin 1999 kur, pas bombardimeve të NATO-s disa huliganë e dogjën Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, mbrëmë përsëri, pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve , ky objekt, që tash është në shërbim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është sulmuar nga huliganë të tillë dhe është vandalizuar.
Siç mund të shihet nga këto fotografi, mbrëmë gjatë natës në muret rrethuese të Institutit janë shkruar slogane fashiste kundrejt shqiptarëve, madje janë vizatuar edhe shenja që ky të shënjohet si objekt që duhet sulmuar.
Duke qenë institucioni i vetëm që i ka tubuar të gjitha etnitë dhe religjionet në aktivitetet e tij, duke shfaqur interes edhe për komunitetet më të vogla, siç janë hebrenjtë dhe mbrojtja e tyre, ITSHKSH-ja e gjykon këtë akt vandal dhe shpreh keqardhje që, edhe pas gjithë kësaj pune të Institutit në afrimin e komuniteteve në vend, përsëri sulmohet pikërisht kjo çerdhe e shoqërisë multientike në Maqedoni.
Me këtë rast ITSHKSH kërkon nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjitha komuniteteve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë, sepse vendi ynë po kalon në një kapërcyell të rëndësishëm të historisë së tij në rrugën euro-atlantike dhe për këtë të gjithë ne jemi përgjegjës për të ardhmen e tij”. thuhet në deklaratën e ITSHKSH-së./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button