‘Liri’ për nënat dhe fëmijët, mbushet plot parqet dhe rrugët

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, kjo e diel ishte për fëmijët dhe nënat e tyre. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë të vegjlit gëzuan lirinë, për herë të parë që prej 9 marsit, ku gjithçka u mbyll në vendin tonë.

Parku i Liqenit Artificial në kryeqytet ishte i mbushur plot më fëmijë, duke na krijuar idenë e 1 qershorit.

Advertisement

Nënat me fëmijë deri në 10 vjeç sot mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane. Ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë mbyllur brenda deri të hënën në orën 05:00.

Nga e hëna do të futen në fuqi masat e reja të lëvizjes me makinë ku autorizimi merret jo më në polici por te e-Albania, teksa dje u publikua lista e bizneseve që do të lejohen që të hapen.

Back to top button