Ekskluziv/Si Himara iu drejtua Elisabetës së Madhe

Në dokumentin, që po botohet ekskluzivisht, është një letër e himariotëve që i dërgohet Careshës së madhe të Rusisë, Elizabetës, që në këmbim të shërbimeve të tyre të marrin nënshtetësinë ruse. Deri më atëhere, Himariotët, që e quajnë veten epirotë kanë mposhtur disa inkursione të mëdha të turqve, respektivisht 1571, pastaj sërish në 1595, 1690 dhe 1713
Në histori janë të rregjistruar tre sulltanë që kanë drejtuar inkursionet e tyre ndaj Himarës por pa mundur ta mposhtin. Duhet sqaruar se Himara e fillimit të historisë moderne, ishte pothuaj e shtrirë veç Bregdetit deri në Tepelenë dhe pak poshtë saj. Ishte kjo luftë që e bëri Himarën, që të ketë lidhje me Napolin, Republikën e Venedikut dhe më vonë Austro-Hungarinë, që kontrollonte Korfuzin dhe Ishujt Jonianë.
Himariotët: Kush jemi ne
Përshkrimi i Himarës që u rregjistrua nga Përfaqësuesit e saj për Qeverinë Rusë. Himarë më 1759
Arkivat Rusë katalogu 95/1, 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht
Të dhëna për gjëndjen e forcave dhe vendodhjen e Himarës.
E njohur sot si Himara më popuj himariotë provinca është Epiri i lashtë perëndimor, i njohur edhe me emrin Kaoni më popujt Kaonë që u bënë të njohur prej Orakullit të Dodonës dhe për luftrat më fqinjët e tyre Mollosët.
Sot kufizohet me bregdetin Adriatik dhe Shqipërinë në Jug me detin Jon në lindje me Epirin lindor të pushtuar nga Turqit dhe në Veri me Thesalinë që e qarkon përreth. Që nga Kapo Lingueta dhe deri në Kështjellën e Butrintit ka shtrirje së gjati afërsisht 100 milia, ndërsa së gjëri nuk i kalon të 50 miljat. E gjithë krahina rrethohet veçanërisht prej Bregut të Detit dhe malet Akrokeraune të larta dhe të pakalueshme dhe për këtë arsye të gjitha përpjekjet e otomanëve për ta pushtuar mbetën edhe sot të pa frytshme. Populli është i gatshëm për luftë dhe në rast bashkimi të forcave tona do të mundeshim të nxirrnim në betejë 20.000 burra të aftë për të luftuar.
Nuk kanë të përmendur betejat e tyre sëbashku më të famshmin Piro dhe me të lavdishmin Skëndërbe histori që hyjnëzojnë guximin e tyre. Për tre shekuj më rradhë fuqi të ndryshme europiane përdorin shërbimet e tyre, ashtu sikundër edhe zvicerianët të gjithë i kanë nderuar armët e ushtarëve të tyre. Për sa zgjati lufta më Hollandën, Mbreti i Spanjës Filipi kishtë shumë prej tyre në këmbësorinë dhe kalorsinë e tij nën drejtimin e Gjeneralit tonë Gjergj Basta. Edhe në trazirat e Francës më 1591 -92 edhe në vitet e mëvonshëm shërbyen për Dukën e Parmës , Trashëgimtari i Fronit Spanjoll kishte po kështu ushtarët tanë. Përqatë luftës në Lombardi në 1635 dëri më 1636 u bë i njohur ushtaraku Zionopulo por edhe në Napoli në 1649 si dhe në Mesina më 1675 repartet tona ushtarakë u lavdëruan.
Në vitet e fundit e pikërisht më 1737 shefi i shtabit tonë Konti Don Strati Gjika formoi një repart ushtarak të cilin e emëroi si Reparti “Mbretor Maqedonas”, i cili shërbeu për Mbretin e dy Sicilive dhe më vonë u plotësua edhe me djemë të rinj të Kontit Karafa. Në luftën e tanishme në Itali ky batalion u zgjodh veçanërisht për operacionet në Velëtri më 1744.
Sinjoria e Venedikut duke kuptuar shpejt dhe duke njohur se në të shumtat e rasteve gadishmëria e forcave tona fqinjë më Korfuzin, është fitimprurëse për ta në luftë më Turkun i shpërblen familjet më të rëndësishme me pensione të veçanta me qëllim që të mbajë gjallë dëshirën e tyre për luftë dhe që të sigurojë për gjithmonë mundësinë e përqëndrimit ushtarak.
Morëm pjesë në luftën e Perandorisë së Shenjtë Romake kundër Venedikut më 1507, në Qipro më 1570 në betëjën e lavdishmë te Navpaktos më 1571 në Luftën e Kandias (Kretë. shën ynë) më 1644-1669 në pushtimin e Moresë më 1686 dhe në vite të tjera. Po kështu ishim atje për dorëzimin e saj (ka mundësi në More. shën ynë) si dhe në sulmin e Korfuzit më 1716.
Më 1690 dërguam si agjent të fshehtë Gjeneralin Kornala për të asgjësuar flotën në Vlorë ( flota otomane. shënimi ynë) si dhe të Kështjellës së Kaninës, e cila u sulmua nga toka nën drejtimin e Kalorësit Nina teksa Flota Venedikasë e qëllontë kalanë nga deti më topa pa pushim.
Për bashkëpunimin me Venecianët, e cila atëhere ishte në marrëveshje me Perandorinë Ruse dhe atë Polakë më 1686 patëm pasoja të tmerrshme nga Bejlerbeu i Rumelisë, i cili në mes të dimrit sulmoi më ushtri të shumta për të na shfarosur por u detyrua të tërhiqej me humbje të shumta.
Më 1716 Kapudan Pasha (admirali i flotës turke- shënimi ynë)dhe Xhanum Hoxha përpara së të sulmojë Korfuzin vendosi të hakmerret me Himarën dhe në 24 Qershor zbriti nga anijët e tij me 30.000 ushtarë duke na sulmuar në Dhërmi. Mbas një betejë të tmerrshme dhe të rreptë u detyrua të urdhërojë ushtrinë të tërhiqet në anijë dhe u largua më humbje të mëdha drejt Korfuzit. Mbas kësaj ushtarët tanë shërbyen për një kohë të gjatë në anijet Venedikase, ku kishin rastë të shumta të betejave me flotën Otomane, si në betejën e Sviatogorit më 1717 apo edhe në raste të tjera. Akoma edhe sot një numër i madh prej tyre shërbejnë në Itali.
Të gjitha këto janë shembuj mbi trimërinë dhë lutrat tonë në shtetet europianë dhë si dëshmi kemi Medaljet e shumta të dorëzuara nga të lartpërmëndurit Mbretërit për shërbime të shkëlqyera.
Vlen të theksojmë së besimi ynë është ortodoksia, na udhëzon një Peshkop dhe shpirtërisht i jemi nënshtruar Patriarkut të Kostandinopojës.
Flasim gjuhën shqipe e njëjta gjuhë me Shqipërinë dhe më krahinën e Bosnjës. Në shumë fshatra të diturit dinë edhe greqisht ndërsa familjet e fisnikëve flasin edhe Italisht për arsye se shumë ushtarakë shërbëjnë në shumë shtete europianë ndërsa shumë të rinj mësojnë në shkollat fetarë të Padovës dhe Napolit.
Kuvendi ynë është demokratik dhe popullor. Gjëndja shoqërore nuk ndryshon shumë nga Malazëzët.