Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kryeqytetasit 2 ditë në karantinë, punonjësit e Bashkisë dezinfektojnë tregjet

Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës që prej të premtes në orën 17.30 deri në orën 05.00 të ditës së hënë janë izoluar në shtëpi, punonjësit e Bashkisë vijojnë punën.

Ekipet e terrenit po bëjnë dezinfektimin e tregjeve të Tiranës, sikurse shihni në foto tregun te lulishte “Çajupi” në Njësinë nr. 5.

Dezinfektimi është bërë në të gjitha ambientet e tregut për të minimizuar rrezikun nga Covid-19.

Në mënyrë që të hënën kur të fillojë lëvizja, banorët e kësaj njësie të jenë sa më të sigurt kur të shkojnë për të bërë blerjet e ditës.

Back to top button