Fotolajm/ Para dhe gjatë karantinës, shikoni ndryshimin e madh të ndotjes në Tiranë
Që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, qeveria vendosi në karantinë të detyruar të gjithë vendin për të paramdaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
E masat drastike të distancimit social të marra prej më shumë se 1 muaji, duket se e kanë ulur ndjeshëm ndotjen e ajrit në Tiranë.
Madje edhe delegacioni i Bashkimit Europian, ka informuar pak ditë më parë se në kryeqytet është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit “Green Lungs”.