Mrekullia shqiptare e bashkimit të fuqisë!

Dhe unë-si të gjithë,
këto ditë po vuaj,
sa e kam vështirë,
shumë vështirë të shkruaj!
Kush bën këtë punë,
e di që s’kam faj,
se tani mendimet,
nuk lidhen kollaj!
Gjithë ata të ikur,
gjithë ato rrënoja,
në çdo tru njeriu,
lënë goxha pasoja!
Po nuk mund të rrimë,
tek Urë e Qabesë,
se Vendi-tani,
ka nevojë për shpresë!
Ka nevojë për shpresë,
edhe për besim,
për shumë dashuri,
dhe për shumë bashkim!
Jo më kot dy vargje,
në mëndje më vinë,
se është bashkimi,
që e bën fuqinë!
Në këtë hata,
si kurrë më parë,
na e shtuan shpresën,
vllezrit kosovarë!
Jo se ishin borxh,
se i kishim pritur,
po tani Kosova,
është një shtet i ngritur!
Këto ditë të rënda,
e kemi kuptuar,
ç’mund të bëjnë shqiptarët,
kur janë të bashkuar!
Ky bashkim i madh,
mrekulli më vete,
neve jemi Një,
dhe pse në dy shtete!
Shqiptarët kudo,
me shpirt do dhurojnë,
lekët do të dalin,
dhe do tepërojnë!
Këtu kemi shkruar,
prapë po u’a kujtojmë,
hajnat dhe mashtruesit,
tani lulëzojnë!
Ligje dragoniane,
tash të funksionojnë,
duart e kusarëve,
me rrënjë t’i shkurtojmë!
Asnjë lloj kusari,
s’mund të jetë i mirë,
po kush vjedh tani,
është super i ndyrë!
Shumë mund të mendojnë,
u bë deti kos,
dhe të përfitojnë,
në këtë kaos!
I vetëm askush,
s’i mund dot tërmetet,
ndaj me siguri,
do ndihmojnë dhe shtetet!
Po them se do ketë,
edhe të nguruar,
nga nami i madh,
si të korruptuar!
Populli i thjeshtë,
mos e mbylli synë,
për të kontrolluar,
kudo qeverinë!
Pa diskutim-gjendja,
është shumë komplekse,
ka siç kemi parë,
orekse-orekse!
Gjithçka mund të falej,
në ditët e para,
po jo më në ditët,
që kemi përpara!
Frika edhe dhimbja,
më e madhe iku,
dhe u evitua,
kaosi-paniku!
S’kam pse mos e them,
në vargjet e mia,
një punë titanike,
po bën qeveria!
Vetë Kryeministri,
një çast s’ka pushuar,
dhe duket që ka,
shëndet të rënduar!
Është e pamposhtur,
forca popullore,
po Rama e ka,
barrën kryesore!
Gjithë këta muaj,
boll e kemi nxirë,
gjithkush ka nevojë,
për një fjalë të mirë!
Bashkimi i shqiptarëve,
është një mrekulli,
dhe sprova e madhe,
para është tani!
Gjersa të kalojmë,
këto kohë kritike,
duhet që të shëmben,
gardhet politike!
Por jeta vazhdon,
edhe pas tërmetit,
dhe nuk mund të mbyllet,
asnjë zyrë e shtetit!
Është prioritar,
rindërtimi sot,
po vendi të tjera,
ka dhe halle plot!
Kur këto këmborë,
të mëdha gjëmojnë,
dhe zilet e vogla,
duhet t’i dëgjojmë!