Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mesazheri Amerikan Mitchell, përse shmangu Shqipërinë?

Shtetet e Bashkuara synojnë të zgjidhin problemet në Ballkanin Perëndimor, një rajon europian i trazuar nga përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën e saj. Zyrtari i Lartë Amerikan Wess Mitchell ishte ngarkuar për të përcjellë këtë mesazh gjatë turit të takimeve të tij në rajon ku dukshëm përzgjodhi si ndalesa vendet e përfshira nga tensionet e një bashkëjetese të vështirë etnike sikurse Maqedonia, Greqia, Serbia dhe Kosova.
Jashtë kësaj vizite u lanë vetëm Shqipëria e Mal i Zi, dy vende që kanë fokusuar reformat kryesisht në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, reformimit të administratës publike dhe konsolidimit ekonomik të vendit. Takimet e zhvilluara me krerët e shteteve respektive duket se i shërbyen Wess Mitchell që të kuptojë dritaren e mundësive të pafundme që ekzistojnë për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit.
Ndihmës Sekretari për Çështjet e Euroazisë në DASH u tregua i drejpërdrejtë në deklaratat e tij në Beograd, kryeqytetin serb nga ku u shpreh se: “Një dritare oportunitetesh për të bërë përpara, për të zgjidhur çështjet e lëna pezull, kanë mbajtur peng për një kohë shumë të gjatë vendet e Ballkanit”
Duket se ajo çka mban larg Ballkanin janë pikërisht çështjet etnike ende të pazgjidhura sikurse emri i Maqedonisë që duhet zgjidhur me konsensusin e fqinjit të saj, Greqisë dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Ndaj dhe Mitchell vizitoi gjatë këtyre dy ditëve Maqedoninë dhe Kosovën përpara se të drejtohej për në Beograd.
Pikërisht këto çështje që po mbajnë peng stabilitetin e rajonit që vijon të ndjejë lëkundjet e trazirave që e shënjuan atë në luftrat e viteve ’90. Teksa raporton për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, e përditshmja “Herald” në variantin e saj online shkruan se “frika e një destabiliteti të ri duket se është ushqyer me kujdes nga Rusia, e cila po kujdeset të mbrojë interesat e saj në rajon, veçanërisht në Serbi. Mitchell u bëri thirrje kombeve të Ballkanit që të zgjidhin sa më parë këto çështje me ndihmën e Perëndimit në mënyrë që angazhimi i tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian të përmbushet në të ardhmen e afërt.
“Kjo është detyra që na shtrohet të gjithëve ne – mësohet të ketë thënë Mitchell pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vucic – “Tanimë është koha për të punuar së bashku dhe për të zgjidhur probleme prej nga do të përfitojnë gjeneratat e së ardhmes” – deklaroi zyrtari amerikan. Vuçiç nga ana e tij bëri thirrje për një kompromis për arritjen e një marrëveshje me Kosovën, e cila përfaqson dhe çelësin e kushteve që vendi i tyre duhet të përmbushë për të qenë pjesë e BE-së. Mitchell theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë gati për të ofruar ndihmën e tyre për të gjetur zgjidhjen në pikturën e madhe që portretizon marrëdhëniet dypalëshe”
Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Wess Mitchell, ofroi më herët mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e kontestit të emrit me Athinën edhe gjatë vizitës së tij në Shkup. Zyrtari Amerikan theksoi se: “SHBA mbështet të dy vendet që të arrijnë zgjidhjen e kontestit të emrit. Me kryeministrin Zaev diskutuam për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi të gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA mbështet dhe do vazhdojnë të mbështesë Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për t’u bërë pjesë e NATO-s”.
Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se bisedimet me Greqinë për këtë çështje, janë në fazën e fundit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button