Ja kush nga zyrtarët ka lënë rrogën peng, në luftën ndaj Covid-19 (EMRAT)

Një ditë më parë u mbajt seanca plenare nën masat e sigurisë ndaj Covid-19. Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, falenderoi 22 drejtuesit e institucioneve të pavarura, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për përgjysmimin e pagës për tre muaj,  në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Më Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende, duke u treguar etik e prudent dhe duke mos i cilësuar nominalisht zyrtarët e lartë që nuk kanë reaguar ende.

Në fakt, deri tani ndaj thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, ka pasur tre lloje reagimesh.

Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëhere dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit.

Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përveç Kryetares Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj.

Nga Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla. Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj. Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u solidarizuan të gjithë anëtarët e  Këshillit.

Disa drejtues të institucioneve iu përgjigjën thirrjes individualisht. Kështu vepruan  Avokatja e Popullit Erinda Ballanca; Këshilli Lartë i Prokurorisë; Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli; Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani; Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dërvishi; Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula; Kryretari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja; Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.

Por disa drejtues institucionesh, deri ditën e djeshme, nuk kanë vepruar ose Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njoftim për reagimin e tyre. Këto institucione janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; SPAK dhe Gjykata Speciale.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.

Back to top button