Berisha sulmon qeverinë: Shqipëria me përqindjen më të vogël të ndihmës ekonomike për Covid-19

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qeveria nuk po bën asgjë për të nxjerrë ekonominë nga kriza ku është zhytur për shkak të Covid 19.

Për Rtv Ora, Berisha tha se harta e publikuar sot nga FMN ishte tragjike, ku vendin jonë ka përqindjen më të ulët të ndihmës ekonomike për ekonominë në planet.

Berisha: Ishte tragjike harta e FMN.Në të gjithë kontinentin vetëm Shqipëria ishte me përqindjen më të ulët të ndihmës ekonomike për ekonominë, më të ulët dhe se Kosova.  “Leh si qen në han” thoshte Salsberg për një satist dikur. Edhe ky flet si me qenë në psikiatrinë e Elbasanit apo Vlorës kur del para shqipatrëve. U ka fol shqiptarëve për male të vdekurish dhe mure kufomash dhe tani ai duhet të japë shifrat në cilat të justifikojë dhe arsyetojë marrëzinë e tij të pafundme pasi nuk ka asgjë për të ndihmuar shqiptarët, narkoshtet i falimentuar.

Dy paketat e ndihmës të qeverisë Rama ai thotë se janë mashtrim dhe demagogji. Ai thotë se kryeministri shpalli pagën e luftës dhe nuk po jep as 1/3 e asaj që premtoi.

Berisha: Janë një mashtrim dhe demagogji. Konsideron paketë faljen e kamatvonesave për energjinë elektrike në një kohë kur në 2008 qeveria e asaj kohe fali dyfishin e kësaj shume. Urdhëron të shtyhen qiratë në kundështim flagrant me çdo parim të sotëm, shpall pagë lufte vetëm për të tmerruar njerëzit ndërkohë që nuk jep as 1/3 e asaj që premton. Kësaj çështje i ka dhënë përgjigje FMN, sot ka publikuar hartën sipas të cilës Shqipëria ka vënë në dispozicion gjithësej 1.3% të GDP, 30 e ca% ka vënë Gjermania, 20% Italia dhe Spanja, 10% Serbia. Shqipëria nuk është askund. Edhe para Covid ky nuk po mblidhte dot paratë për të paguar rrogat. Nuk ka gjë tjetër vetëm të mbjellë panik dhe të bëjë njerëzit dhe bizneset të harrojnë por kjo do të krijojë rrokullisje shumë të madhe në Shqipëri.

Dy paketat e ndihmës kapin 16 miliardë lekë. Rama thotë se plani i ndihmës përben 4% të GDP. Por Berisha thotë se ky është një tjetër mashtrim dhe këtë e vërtetoi sot FMN.

Berisha: Mashtrim total, FMN ka thënë 1.3% të GDP, mbi 3 herë më pak se ajo që thotë ai që nuk din se çfarë është GDP. FMN është institucioni më i saktë në botë për këto llogaritje. E ka dhe emrin Fondi i monedhës, kanë mekanizma që dinë çdo transaksion.

Back to top button