Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mediat serbe: Vetëvendosje nxiti tensionin në Preshevë

Shumica e medieve më të njohura të Serbisë kanë raportuar të shtunën për protestën solidarizuese për shqiptarët e Preshevës. Medvegjës dhe Bujanocit të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.

“Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet : ‘Stop terrorit ndaj popullit shqiptar’, ‘Lugina është e jona’.

Po ashtu kanë kërkuar që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ta kthejë lapidarin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës…”, ka raportuar agjencia e lajmeve B92, tek citon kërkesën e liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Ai ka thënë se shqiptarët në jug të Serbisë jetojnë në represion e njëjtë siç kanë jetuar bashkëkombësit e tyre në Kosovë gjatë viteve “90”, citon kjo agjenci.

“Ai ka theksuar se Serbia po synon ta ndryshojë strukturën etnike në Luginën e Preshevës”.

Radiotelevizioni i Serbisë raportit të huazuar nga medet tjera online i ka vënë titullin: “Kurti ngrit tensionin”, transmeton “Koha Ditore”.

Komentet e lexuesve në portalet serbe të bazuara kryesisht në parullat që kanë mbajtur demonstruesit kanë qenë të shumta.

“Kështu kanë bërë edhe në Jugosllavinë e Titos, dhe u është shpaguar …”, ka shkruar ndër të tjera njëri prej lexuesve në portalin “Vesti Online”

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button