Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“800 euro se doli me qenin poshtë pallatit”, gjobat e majme në Itali nuk kursejnë as shqiptarët

Avokati Gentian Alimadhi është shprehur se gjibat e vendosura në Itali për shkelësit e rregullave të karantinës nuk kanë kursyer as shqiptarët.

Në një intervistë me Skype për Enkel Demin në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, avokati tregoi se gjobat nga autoritetet italiane variojnë nga 400 deri në 3 mijë euro.

Madje Alimadhi shtoi se një shqiptar është gjobitur me 800 euro sepse ka ka nxjerrë qenin poshtë hyrjes së pallatit.

“Unë kam disa raste, kam depozituar disa shkrime mbrojtje sepse ky dekret që doli, i fundit. Se edhe në Itali është bërë një rrëmujë me këto ligjet. Ju në Shqipëri jeni më të qetë se ndryshuat Kodin Penal, por nuk bëtë një rrëmujë me dekrete personale të këshillit të ministrave dhe po krijon një rrëmujë nga ana juridike e interpretimit. Janë kapur këta persona problematikë dhe marrin gjoba. Këtu gjoba parashikon nga 400 euro deri në 3 mijë euro.

Një rast e kam pasur me një shqiptar i ciki ishte me qenin pak larg hyrjes së pallatit dhe mori 800 euro gjobë. Dy shqiptarë të tjerë po shkonin te shtëpia e tyre edhe ata morën 500 gjoba. Pas dy ditësh morën prapë gjobë. I kam depozituar te prefekti këto dhe u shpjegoj se janë jo legjitime këto masa të vëna”, tha avokati.

Back to top button