“Mund të kishim pasur 2800 të vdekur”, Rama: Asnjë vend nuk ka bërë më shumë se sa ne

Kryeministri Edi Rama tha nga parlamenti se Shqipëria nuk ka bërë asgjë më pak sa i përket masat të marra anti – COVID-19 se sa shtetet e tjera të zhvilluara. Ai gjithashtu lavdëroi unin e bërë nga ekspertët shqiptarë dhe strategjinë e ndjekur.

“Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne. Asnjë gjë më shumë. Jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera të madhësive të ndryshme, që nga shtetet e bashkuara deri te Luksemburgu.

Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi psur privilegjin ti referohemi një ekspertize të nivelit absolutisht më të lartë ndërkombëtar që e kemi këtu në Shqipëri. Komitetin Teknik të ekspertëve që me strategjinë e ndjekur me të dhunuat, ka provuar se me këto kushte, Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili.

Nuk kam lexuar apo dëgjuar asnjë ekspert botëror që të thotë ndonjë gjë të re apo të paditur për ekspertët tanë.”, tha Rama nga foltorja e parlamentit.

Pjese nga fjala

Është normale që sot duke mos e përjetuar tragjedinë po jetojmë stresin, pasigurinë, ankthin e dëmit mbi ekonomitë familjare por anormale që dënglat i dëgjon nga njerëz me mikrofon para, kamera, një zë që shkon përtej zërit të njeriut të zakonshëm në një koment në Facebook, ai që prezumohet të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet e publikuara në ekrane që s’kishin lidhje me qeverinë flisnin që ne mund të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar flisnin për 2 mijë e 800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojën të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike të mohojë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm, natyrisht në kushtet e stresit dhe mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt”,- tha Rama.

Sipas tij, “Ka hapësirë këtu edhe për fantazi për një komplot të madh botëror, e vërteta është se ne jemi këtu bashkë me gjithë botën dhe jo vetëm, se të ishte një gjë që ndodh vetëm këtu kushedi ca do kishim dëgjuar. E dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara janë në konfuzion, edhe OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me vetëveten me një përballje që na ka gjetur në vështirësi”.

Back to top button