Manastirliu: Heronjtë tanë janë mjekët, përse propozojmë ndryshimet në Kodin Penal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e bërë nga mjekët shqiptarë ndërsa vendi po përpiqet të ndalë pandeminë e COVID-19.
“Heronjtë tanë janë mjekët e emergjencës kombëtare që janë aty në vijën e parë në luftë ndaj COVID-19. Mbi 800 testime janë kryer, më pak se 8% e mjekëve rezultojnë të prekur, e më shumë se sa gjysma janë hiruar. Ne dot vijojmë që të testojmë mjekët. Lajm i mirë, numri i të shëruarve ka kaluar numrin të infektuarve aktiv.
Lufta nuk ka mbaruar. Asgjë nuk ka mbaruar. Nesër bëhen 40 ditë që Shqipëria po përballet më këtë armik të padukshëm. Vendimet e marra në kohën e duhura nga kryeministri Rama dhe qeveria shmangën kolapsin e sistemit shëndetësor. Në këtë luftë shembull ka qenë rezistenca e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur veten dhe respektuar masat, por dhe puna e heronjve të vërtetë që janë në vijën e parë të fronit të luftës të përkushtuar çdo ditë dhe çdo ditë.
Prej 5 ditësh fatmirësisht numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë, por ende jemi në luftë. kemi arritur të sheshojmë kurbën epidemiologjike duke gjurmuar çdo rast. Në Shkodër, Fier, Elbasan dhe Tiranë por dhe në të gjithë vendin po punohet pa ndaluar në terren.
Sfidë e dytë është rihapja e kujdesshëm dhe për të kompletuar këtë strategji duhet të disponojmë të gjithë instrumentet ligjore. ndryshimet në kodin penal dhe aktet normative lidhur me situatë e epidemive na vendosin në një linjë me vendet e tjera por dhe të kalojmë fazën e tranzicionit. Gjithçka po bëhet për të mbrojtur jetën dhe sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi për ata që cenojnë jetën edhe shëndetin e të tjerëve”, tha Manastirliu.