Shqiptarët në Shkup thyejnë karantinën dhe ngrihen ne proteste pas arrestimeve që po bën Policia nëpër shtëpira
Në Hasanbeg të Shkupit policia ka prangosur tre persona sepse kanë thyer orën policore, ndërsa banorët janë përgjigjur duke dalë në rrugë për të kërkuar lirimin e tyre dhe në këtë mënyrë kanë thyer edhe orën policore.
Sipas të dhënave të para ata kanë dëmtuar dhe vjedhur barrierat në rrugë që shërbenin për të ulur shpejtësinë e veturave.
Ndërkohë turma është shpërndarë para pak minutash.