Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ruçi: Shqipëria do dalë nga pandemia si vendi më i sigurt në planet

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se mjekët janë heronj ndaj të cilëve falenderimet e sinqerta nuk duhet të jenë vetëm me fjalë, por me vepra mbështetëse ndaj tyre. Kreu i Kuvendit i bëri thirrje deputetëve të nisin punën nëpër komisionet parlamentare për nisma konkrete në mbështetje të sistemit të shëndetësisë.

“Edhe unë kam përjetuar me emocione atë që e quajmë heriozëm, duhet të kishim bërë më shumë për ta e kemi për detyrë që vlerësimi ynë për forcën e tyre të mos mbetet në kufijtë e një faleminderit, sado e sinqertë qoftë ajo por të konkretizohet në më shumë investime për shëndetësinë.

Emergjencë është përmirësimi i edukatës shëndetësore. Kundër kësaj epidemie secili duhet të bëhet mjek i vetvetes. Duhen bërë projekte shkollore.

Situata pas kësaj pandemie mund të na shndërrojë në një opurtinitet kombëtar, shanset jemi të dalim nga kjo pandemi si një nga vendet më të sigurta të planet. Duhet të mendojmë për politika agresive për tërheqjen e investimeve.

Diga mbrojtëse të shëndetit të popullatës nga pandemitë”, tha Ruçi.

Back to top button