“Kosova është e pavarur, nuk e tradhtuam Serbinë”
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predgrag Moshkoviç ka deklaruar se “Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë që të mund të tradhtojë Serbinë”.Ky reagim ka ardhur fill pas reagimeve nga Serbia për vendimin që Mali i Zi të dërgojë dy oficerë në misionin e KFOR-it në Kosovë.Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se vendimi i Malit të Zi nuk është aspak miqësor, por ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi ka thënë vendimi është marrë për arsye pragmatike me qëllim që të kontribuojë për sigurinë rajonale.Ai ka kujtuar se Aleksandar Vuçiç është shprehur dikur se KFOR-i është garantuesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë së bashkësisë serbe në Kosovë.“Prandaj nuk e shoh se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë kundër, nëse i tërë misioni është me qëllim të ruajtjes së bashkësisë serbe në Kosovë”, ka shtuar së thënuri ai./ZgjohuShqiptar.info