Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Futbollistet e Tiranës dalin për stërvitje pavarësisht situatës, policia i nxjerr nga stadiumi

Në Shqipëri qytetarët janë të detyruar që të qëndrojnë në banesa për shkak të rrezikut të infektimit me COVID-19. Autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë masa të forta, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Megjithatë këtë rregull nuk e ka zbatuar klubi i Tiranës. Bardheblutë kishin dalë për t’u stërvitur në këto ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ditën e sotme policia ka vendosur të ndërhyjë dhe t’i largojë ata nga fusha, duke iu komunikuar se kjo është e ndaluar rreptësisht në këtë kohë, kur i gjithë vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të koronavirusit, raporton “Panorama Sport”.

Në bazë të rregullave, ndalohet që të rrinë dy persona bashkë, jo më një skuadër futbolli. Pritet që të ketë masa ndaj klubit kryeqytetas.

Back to top button