Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Një ”Shqipëri” e dytë në zemër të Bashkimit Evropian

Pavarësisht se janë pjesë e Bashkimit Evropian, madje që në kohën e themelimit të tij, ka disa shtete që vuajnë të njëjtat probleme socio-ekonomike ashtu si edhe Shqipëria.

E një ndër to është padyshim edhe Spanja. Eshtë një shtet me histori shumë të gjatë shtet-formimi, ka miliona banorë, është i zhvilluar, por sot ka thuajse të njëjtat probleme me Shqipërinë.

Në këtë shtet të Bashkimit Evropian papunësia tek të rinjtë arrin në shkallën 30%, një norma kjo shumë herë më e lartë sesa ajo e pranuar nga vetë unioni. Madje përveç papunësisë ky shtet vuan sot edhe largimin e të rinjve dhe ‘trurit’ të vendit.

E thuajse njëjtë edhe si në Shqipëri të rinjtë spanjollë shprehen se nuk shohin shpresë për të ardhmen, ndaj edhe në të shumtën e rasteve ata zgjedhin që të largohen nga vendi në kërkim të një jetë më të mirë, si brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ashtu edhe jashtë tyre.

Në një emision të zhvilluar në kanalin e njohur Deutsche Welle pikërisht për çështjen e largimit të të rinjve dhe papunësisë së tyre, një pjesë e të intervistuarve që ishin të diplomuar dhe të kualifikuar shpreheshin se nuk shihnin më asnjë shpresë se mund të gjenin një punë të pranueshme me kualifikimin e tyre, dhe gjithashtu nuk shihnin ndonjë shpresë në perspektivë për vendin e tyre.

Spanjollët ashtu si edhe një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë kanë synim të jetojnë në Gjermani dhe në Angli, pasi atje pagat thonë ata janë më të mira dhe tregu i punës është më i sigurtë.

Spanja, është një vend që nuk ka shumë kompani shërbimi apo firma ku mund të ushtrohen aftësi teorike.

Kjo sepse sipas edhe shumë akademikëve të Universitetit të Malagës, insitucionet e arsimit të lartë në Spanjë nuk janë të azhornuara me tregun e punës dhe aftësitë praktike duke i kushtuar më shumë vëmendje dijeve teorike. Ndaj edhe të rinjtë spanjollë e kanë shumë të vështirë që të gjejnë një vend pune me arsimin e dhe formimin e tyre.

Po ashtu shumë mjekë e infiermierë të rinj largohen nga Spanja pasi nuk janë të kënaqur me pagat e tyre. Njëjtë në fakt siç ndodh përditë edhe në vendin tonë.

Nisur nga këto krahasime është e lehtë pra të kuptohet se ndonëse Spanja është një vend shumë më i madh se ne, me numër popullsie shumë më të më madh kemi të tjera të përbashkëta.

Si atje e si këtu të rinjtë nuk shohin shpresë në vendet e tyre dhe synojnë të ikin nga vendi e për të mos u kthyer më.

Back to top button