Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, rriten me 33.3%

Shqipëria dhe Kosova po krijojnë ngadalë por në mënyrë të sigurt, një rritje të partneritetit tregëtar mes tyre. Viti 2017 shënoi rritjen më të madhe të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, me 33.3%.Sipas një njoftimi zyrtar të ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, gjatë vitit që lamë pas, shkëmbimi arriti në masën 202 milion EUR, nga 149 milion EUR që u realizua në vitin 2016. Në përqindje, eksportet e Kosovës në drejtim të Shqipërisë u rritën në masën 46.39%, ndërsa, ato të Shqipërisë në drejtim të Kosovës, u rritën në masën 30.34%.Kështu, gjatë vitit që lamë pas Shqipëria eksportoi 176,876,669.79 EUR, ndërsa Kosova 53,293,721.26 EUR/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button