“Unë e di ç’do të thotë mungesë oksigjeni, se jam astmatike”

Ditën e djeshme u publikua letra e një vogëlusheje 8-vjeçare, e cila i është drejtuar doktoreshë Arjanës. Kaltra e ka kuptuar më së miri situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe tregon se e di ç’do të thotë të të mungojë oksigjeni, sepse është astmatike.

Gjatë letrës së saj, vogëlushja falenderon doktoreshën që po punon ditë e natë në këtë periudhë të vështirë, pa përqafuar as fëmijët e saj në mënyrë që t’i mbrojë.

“E dashur doktoreshë Arjana,

Na ishte njëherë kur unë i kisha frikë doktorët. Por këto ditë unë rri në shtëpi dhe doktorët i shikoj ndryshe. Unë janë Kaltra, jam 8 vjeçe dhe mësoj në shkollën “E kuqe”. Unë e di çfarë do të thotë të të mungojë oksigjeni në trup. Unë jam asmatike dhe doktorët më kanë mbajtur me maskë oksigjeni shumë herë deri sa më shëruan.

Unë sot po shkruaj këtë letër për doktoreshë Arjanën, për t’i thënë asaj se unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem. Doktoreshë Arjana shumë faleminderit që po na ndihmon të gjithëve ne. Ne jemi shumë mirënjohës për ty. Ti punon ditë e natë për ne, na ndihmon dhe na këshillon.

Ti je e fortë dhe shumë trime. Nëse ke pasur ëndërr këtë profesion, ëndrra jote është realizuar. Unë e di që ti nuk i përqafon fëmijët e tu, për t’i mbrotjur. E di dhe që koronavirusi do kujtohet si një përrallë për ne fëmijët pas disa kohësh. Ju doktorët do jeni heronjtë e mirë të përrallës sime. Prandaj kjo letër për ty doktoreshë Arjana fillon si një përrallë me një tregim të bukur fitoreje.

Love you Kaltra”- shkruan 8-vjeçarja në letër.

Deri tani, numri i personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 377, ndërsa 22 persona kanë ndërruar jetë.

loading...
Back to top button
Close