Sazan Guri: Ne shqiptarët kemi gjak blu, faraonik, ndaj do ta kalojmë lehtë koronavirusin

Ambientalisti Sazan Guri ka bërë një shpjegim të pazakontë në lidhje me arsyen se pse, sipas tij, shqiptarët e kalojnë më lehtë koronavirusit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin e Artur Zhejit, Guri deklaroi se shqiptarët trashëgojnë që prej 25 mijë vjetësh, “gjak blu”, “gjak faraonik”, të cilët sipas tij janë ndryshe “nga gjaqet e tjera”.

Duke vijuar me shpjegimin e tij “të rrallë”, Guri theksoi se 47% e shqiptarëve janë me gjak zero negativ.

Sipas tij, ky grup gjaku të bën të jesh më imun dhe më të mbrojtur ndaj viruseve.

Ambientalisti u shpreh:

“Qysh 25 mijë vjet më parë, shqiptarët trashëgojnë të njëjtin gjak, zero negativ apo zero pozitiv, gjak faraoni, gjak blu dhe këto formula që ka shqiptari në gjakun e vet, të studiuara dhe zbuluara nga institucionet kroate, suedeze, austriake, besoj se shqiptari do ta kalojë shumë herë më lehtë, duke qenë se është një gjak më historik.

Duke qenë se shqiptarët janë 47% me gjak zero negativ, janë më të mbrojtur dhe historia i ndihmon në ADN-në e vet.

Sado i ndryshëm të jetë virusi i tanishëm, virusi helm është prape, këto helme gjaku zero negativ, në historinë 25 mijë vjeçare, i ka kaluar dhe ka ADN-në e vetë më ndryshe nga gjaqet e tjera”, tha ai.

Pas këtij shpjegimi, tani jemi më të qetë.

loading...
Back to top button
Close