Qeveria i kërkon ndihmë NATO-s: 800 respiratorë, 1 milion maska dhe mijëra pajisje të tjera

Shqipëria i ka dërguar një kërkesë për ndihmë në logjistikë mjekësore NATO-s për të përballuar krizën e koronavirusit.

Në shkresën e siguruar nga “Abc News”, shteti shqiptar i kërkon NATO-s të na ndihmojë me një mori pajisjesh mjekësore, nga maskat e deri tek ventilatorët.

Qeveria shqiptare ka kërkuar zyrtarisht më 27 mars ndihmë ndërkombëtare për t’u përballur me Covid-19.

Kërkesa prej 3 faqesh dërguar Aleancës shpjegon se Shqipëria ka shpallur gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit dhe jep hollësi për rastet e konfirmuara me virusin dhe numrin e viktimave deri në atë moment.

Në të thuhet se niveli i prekjes nga pandemia në Shqipëri është 6/100 000 qytetarë ndërsa Tirana e ka 17/100 000 qytetarë.

Qeveria konfirmon se ka dedikuar një zonë për karantinë me 120 shtretër dhe janë në process të rehabilitimit dhe transformimit në karantinë të një ndërtese tjetër me 100 shtretër.

Shqipëria ka vetëm dy spitale të dedikuara për trajtimin e pacientëve me Covid-19 me kapcitet prej 480 shtretërish.

Konfirmohet gjithashtu se Shqipëria prêt rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19 në pak javët që vijnë, që duke llogaritur javën në të cilën jemi, do të thotë se jemi në këtë kohë të rritjes së shpejtë.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetsor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë ministrisë së shëndetsisë dhe mbrojtjes sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale.”

Lista e pajisjeve që janë kërkuar:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë Veshje për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë për shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

“Për të siguruar një përgjigje të koordinuar për Shqipërinë, për kërkesat e saj, kombet që janë në gjendje të përmbushin këto kërkesa, plotësisht ose pjesërisht, janë të ftuar të përgjigjen në Pikën Operacionale të Kontaktit për Kombet e Goditura, me një kopje informacioni te EADRCC.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë kërkuar ndihmën e NATO-s në përballjen me pandeminë.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar doreza, veshje mbrojtëse dhe maska kirurgjikale.

Ajo po përdor edhe sistemin komandues të NATO-s, të quajtur NICS për të bashkërenduar përgjigjen e saj ndaj kovid 19 dhe për t’I dhënë publikut në kohë reale informacion dhe këshilla.

Sistemi NICS është pjesë e projektit sjkencor të NATO-s për Paqe dhe Siguri dhe është një bashkëpunim midis Institutit të Teknologjisë dhe Laboratorit në Massachusetts, Departamentit të Homeland Security në Shtetet e Bashkuara dhe Bosnnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Mali i Zi kërkoi ndihmën e vendeve të Aleancës më 26 mars, kur qeveria malazeze i bëri kërkesë zyrtare NATO-s për ta ndihmuar në përballjen me Covid-19.

loading...
Back to top button
Close