Mjeku shqiptar në SHBA: Ja çfarë ilaçesh sugjerojmë për Covid-19

Mjeku me origjinë shqiptare Mario Ademaj i cili punon në një nga spitalet e Çikagos në Shtetet e Bashkuara tha në një intervistë për emisionin “Opinion” se situata atje është shumë e rëndë.

Përveç së tjerash, ai dha disa këshilla se çfarë medikamentesh mund të përdorin njerëzit kur kanë simptoma që shkaktohen nga COVID-19.

“Për temperaturë këshilloj Acetaminofen ose Paracetamol, jo Ibuprofen. Për kollë, Robitussin. Për dhimbje gryke, një gotë më ujë të ngrohtë me gjysmë luge kripe bëje gargarë në grykë 2 herë në ditë. Në qoftë se kemi shenja ku fytyra bëhet blu ose dhimbje në gjoks merrni në telefon ambulancën për shtrim në spital”, tha mjeku.

Ademaj deklaroi se situata në Chikago po bëhej si ajo në Nju Jork. “Ka shumë njerëz të prekur. Këtu po bëhet një nga qendrat epidemike si në Nju Jork. Në SHBA është pak e vështirë të vlerësosh situatën sepse është vend shumë i madh. Gjysmat e respiratorëve i kemi që tani në përdorim. Do na rritet fluksi. Meraku jonë është se do tejkalohet kapaciteti i spitaleve. Kemi merak se do arrijmë në fazën ku të zgjedhim kë të kurojmë ose jo” tha ai.

loading...
Back to top button
Close