Kërkesa e Shqipërisë në NATO: Ja për çfarë kemi nevojë urgjente

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Përmes një letre më 27 mars, Qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore, konkretisht 800 respiratorë dhe 500 monitorë, mjete mbrojtëse për stafin spitalor. Por mbi të gjitha kërkesa është për 1.5 milionë maska të ndryshme dhe 200 mijë veshje.

Në listën e kërkuar nga qveria janë edhe 2 mijë kaska mbrojtëse CPAP, 2 mije kaska mbrojtëse NIV, 200 njësi monitorimi kontrolli, 1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit, 300 mijë Doreza nitrile 230 mm, 500 pompa shiringe, 500 shtretër me dyshekë, 500 pajisje për shtretërit dhe 500 dollapë për veshjet

loading...
Back to top button
Close