Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Eksperimenti me koronavirusin, shikoni sa jeton brenda shtëpisë tuaj

Koronavirusi i ri thellësisht ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edheje ditë, bëhet e ditur sipas një studimi që duhet të ofrojë udhëzime për të ndihmuar njerëzit të shmangin marrjen e sëmundjes, shkruan Reuters.

Shkecëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshin një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga “New England Journal of Medicine” të martën.

Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.

Back to top button