Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

BE-ja drejt vetizolimit/ Gati të ndalohet hyrja për shtetasit nga vendet jo anëtare për 30 ditë në zonën Schengen

Bashkimi Evropian bëri publike sot planet për të ndaluar hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve jo anëtare, ndërsa ka nisur aplikimin e masave drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursua von der Leyen paraqiti propozimin për ndalim e të huajve nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, në 26 shtetet që përbëjnë zonën Schengen, për një afat kohor 30 ditor.

Kjo do të thotë që edhe shqiptarët do të preken nga kjo masë, megjithatë, vendimi do të jetë i qartë ditën e nesërme, raporton Daily Mail

Për më tepër, rezervat ushqimore si edhe barnat në union do të futen falë “rrugëve” të shkurtra” që të bëjnë të mundur që shërbimet shëndetësore dhe supermarketet të mund ti bëjnë ballë kërkesës.

Në zonën Schengen janë 22 vende të BE-së, por jo shtete anëtare, Irlandë, Qipro, Kroaci, Rumani dhe Bullgari.

Pjesë të Schengen-it janë shtetet jo anëtare të BE-së, Irlandë, Norvegji, Zvicër dhe Lihtenshtejn.

Ndërkohë që me urdhrin e ri, edhe britanikët do ta kenë të pamundur që të lëvizin.

“Këtu në Evropë ne jemi prekur rëndë nga koronavirusi dhe ne e dimë se çdo gjë që e ul ndërveprimin social, gjithashtu ul edhe shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit.

Sa më pak udhëtim, aq më shumë ne mund të ndalim koronavirusin. Nisur nga kjo, siç ehde kam informuar partnerët tanë të G7-ës, i propozoj kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që të aplikojnë kufizimet e përkohshme për udhëtimet jo të domosdoshme në BE”, tha presidentja e KE-së, Ursua von der Leyen.

Back to top button