Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës”, provokimi i ministrit serb

Këto deklarata ai i bëri pas disa paralajmërimeve të ambasadaës gjermane se gjendja në veri është e “tensionuar.“Qytetarët tonë në veri të Kosovës duhet ta dijnë se ushtria serbe është duke monitoruar nga afër gjendjen e sigurisë” tha Vulin, transmeton lajmi.net.Ai ka theksuar se shbërimet e ministrisë që drejton menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie për ta vëzhguar situatën.“Shbërimet kompente të ministrisë së mbrojtjes pas deklaratave të tilla, po vëzhgojnë gjendjen e sigurisë së çdo serbi që jeton në Kosovë”, thotë ministri serb i mbrojtjes.“Ne kemi dëgjuar këkresën e autoriteteve gjermane, dhe po punojmë që të marrim informacione. Kur të kemi më shumë njohuri për këtë temë do të komentojmë”, përfundoi Aleksandar Vulin.Ndryshe, ambasada gjermane dje me një komunikatë bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet në veri të Kosovës.Kujtojmë se më 16 janar në veri të Mitrovicës u vra politikani serb, Oliver Ivanoviç./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button