Shifra tronditëse nga Spanja, shënohen qindra viktima 24 orët e fundit

Spanja ka raportuar 864 viktima në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, duke e çuar në total numrin e të vdekurve nga Covid-19 në 9053.

Për të pestën ditë radhazi në Spanjë regjistrohen mbi 800 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 100000. Sipas shifrave më të fundit të autoriteteve spanjolle, 5872 persona janë në terapi intensive, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 22647.

loading...
Back to top button
Close