Tërmeti, Vangjush Dako thirret në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria.
Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës.
Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetëm në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.
Bashkia e Durrësit është organi i drejtëpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët si dhe ka pasur abuzime me lejet e ndërtimit.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet vendimi për 9 të arrestuarit.
Hetimet janë kryer nga prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli.
Dosja mban Nr.2466, dhe bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”.