Gazetari nga Presheva: Pse trembeni, ju kërcenit në kohën e luftës e keni frikë tani nga virusi (Video e ushtarëve të UÇPMB duke kërcyer)
Gazetari nga Presheva Nexhat Behluli ka publikuar një video nga koha e luftës të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ku shihen ushtarët duke kërcyer.
Duke iu referuar situatës dhe frikës nga koronavirusi, gazetari Behluli u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që të mos tremben pasi ata dhe në kohën e luftës kërcenin edhe pse e dinin se secili prej tyre mund të vritej në çdo moment.
“Ngritje e Moralit. -Me vëmendjje të veçant po e përcjell situatën e krijuar me pandeminë CoronaVirus.
Jam i informuar shum mirë se te popullata e Luginës së Preshevës me arsye po mbretëron frigë dhe zbehje e shpresës sepse jemi jetima.
– T’jeni të sigurtë se shpejt do të kaloje ky ankth
– Nuk jemi në gjendje lufte as virusi nuk është kancer, mos bini pre e ekzagjërimeve”, shkruan ai, dërsa më poshtë shpjegon dhe videon ku ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin kërcejnë me armë në brez.
“Videon e shkurtër që po Jua postoj është e gjiruar gjatë kohës së Luftës Lavdishme UÇPMB, në kohën kur pritej në çdo moment të vritej secili nga ne por morali i lartë na mbajke në jetë bile edhe të disponuar për argëtim.
-Në video shifet udhëheqësi i valles Ridvan Qazimi Komandant Lleshi i ndjerë, e dinte se në Luftë derdhet gjak por nuk brengosej sepse besimin e kishte të lartë”, shton ai.