Të izoluar në shtëpi, banorët në ballkone këndojnë Himnin Kombëtar (VIDEO)

Mesditën e sotme, qytetarët e Tiranës të izoluar në shtëpi që prej të premtes kanë kënduar himnin, duke iu bashkuar thirrjes për ta bërë një gjë të tillë, duke kënduar nga ballkonet e shtëpive.
Ishte një nismë e Bashkisë së Tiranës përmes Drejtorisë së Emergjencave Civile, e cila kaloi në të gjitha lagjet e Tiranës për të përcjellë himnin Kombëtar, në këndimin e të cilit u bashkuan nga ballkonet e shtëpive shumë qytetarë, që zbatojnë vendimin për të qëndruar në shtëpi, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Një ditë më parë ishte Top Channel që ndërmori një nismë për të duartrokitur stafin mjekësor, kur në orën 17.30 të gjithë qytetarët dolën për të duatrokitur mjekët dhe infermierër që po përballen me këtë situatë.
Ndërsa Ministra e Kulturës ftoi të gjithë instrumentistët që të bëjnë muzikë në shtëpitë e tyre ndërsa qytetarët e tjerë të hapin dritaret dhe të dëgjojnë. “Hapni dritaret. Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja.