Rama: Gjobat nuk janë për popullin, por për ata që…

Kryeministri Edi Rama në një status në facebook, u kërkon të gjithëve që të kenë durim në këtë situatë.

Ndërsa referuar masave të marra, të cilat në rast shkeljeje dënohen me gjobë, Rama thotë: NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!

Statusi i Ramës

🔴 DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM!

🔴 JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!

🔴 NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!

SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!

🔴 TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

loading...
Back to top button