Nusja dhe shtetrrethimi/ Dasmë në Elbasan, ndërhyn Policia për të shmangur grumbullimet (FOTO)

Situata që po kalon vendi, ka bërë që të pezullohet gjithçka. Njerëzit rrinë në shtëpi, ndërsa në punë janë vetëm ata të shërbimeve dhe kompanive ushqimore dhe përfaqësuesit e mediave. Ndërkaq, në Elbasan, ka ndodhur ajo që duket edhe më e pabesueshme.

Një çift nuk ka asnjë frikë nga koronavirusi dhe vijomn ceremoninë e martesës. Siç e shihni edhe në foto, ata kanë bërë xhiron tradicionale të çiftit përpara se të shkojnë në lokalin e prenotuar, por Policia e vënë në dijeni për këtë fakt ka ndërhyrë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një ceremoni dasme në lagjen e romëve në afërsi të Stadiumit “Elbasan Arena”. Gjithashtu bëhet e ditur, se policia nuk ka lejuar grumbullim të personave.

Vetëm familja e ngushtë me maksimumi 10 persona është lejuar të jetë në një ambient të mbyllur, ndërsa të tjerët janë shpërndarë në zbatim të vendimit ekstrem të qeverisë si masë për mospërhapjen e koronavirusit.

loading...
Back to top button