Ministri i Shëndetësisë i kërkon qeverisë kosovare të shpallë gjendjen e emergjencës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i kërkon qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik, pasi numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 9.
’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). ’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’, shkroi ai në Facebook.
Ministri i Shëndetësisë ftoi qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna , si dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për tu kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.