Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shqiptari kandidon për deputet, ekstremistët grekë shpërthejnë në akuza

Një emigrant shqiptar në Greqi ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek.

Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion partish të qendrës së majtë.

Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht, bashkë me emrat e tjerë që do të konkurrojnë për një vend në parlamentin 300 vendesh të Greqisë.

“Ishte ëndrra dhe dëshira ime prej shumë vitesh dhe dëshira e forcës progresive “Lëvizja për Ndryshim” ish-PASOK-u. Besoj se do të jem zëri i bashkatdhetarëve dhe të gjithë emigrantëve në parlamentin grek.”

Shpallja e kandidaturës së Malajt ka shkaktuar reagime të fuqishme nga ana e qarqeve të ekstremit të djathtë, që përgjithësisht e konsiderojnë si “pa precedent” dhe “krim kombëtar” faktin që një emigrant shqiptar të ulet në karriget e parlamentit vendas.

“Kam besim se do të mbështetem edhe nga qytetarët grekë, të cilët mbështesin edhe alternativën tonë në këto zgjedhje.”

Normalisht, zgjedhjet e radhës në Greqi duhet të zhvillohen shtatorin e ardhshëm. Por zhvillimet politike janë të tilla që bëjnë shumë të mundshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2019./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button