Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Koronavirusi/ Qeveria e Kosovës bën gati një plan masash, sa të ngjashme janë ato me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, por edhe që të shmangë problemet që mund të vijnë nga bllokimi i jetës.

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti tha për mediat se janë takuar me dhomat tregtare kryesore, dhe takimi është vazhdimësi e asaj që ishte dje, ku kanë folur për masat që duhet t’i ndërmarrë qeveria me rastin e koronavirusit.

Masat do të përqendrohen në transportin e mallrave, planifikimi i rezervave shtetërore, plan për sistemin financiar, që të mos të goditet nga bllokimi i jetës dhe shërbim të rregullt e pa ndërprerje telefonik për qytetarët.

Krahasuar me Shqiëprinë, në Kosovë kanë vepruar njësoj sa i përket transportit të mallrave si edhe shtyrjes së kredive, ndërkohë që u ëhstë kërkkaur kompanive telefonike dhe të internetit që të mos të ndalin shërbimin, edhe në rast të mospagimit nga ana e qytetarëve të tarifave mujore.

Në Kosovë u vendos që të shtyhet afati për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve

Masat e marra

Për të lehtësuar transportin e mallrave që vijnë në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunat të hyjnë në Kosovë që kanë shofer shtetas të vendeve të tjera.

Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshëm dhe këtë plan ia propozojnë Qeverisë për miratim ku në mes tjerash specifikohen masat që duhen të ndërmerren dhe buxheti përkatës përfshirë këtu edhe sasinë që mund të blihen nga ana e qytetarëve.

Ministria e Financave, Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset sjellin një plan për miratim për mbështetje të bizneseve.

Shtyhet afati për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve dhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.

BQK në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre.

Ministria e Ekonomisë bashke me ndërmarrjet e tyre që ofrojnë shërbimet publike si ngrohje, shërbimet me ujë dhe mbledhjen e mbeturinave të ngritin komitetin për menaxhimin e shërbimeve publike dhe të përgatisin planin e veprimit sipas situatës së krijuar.

ME do të mbikëqyrë punën e KEK-ut, KED-sit, dhe KOSTT-it për të siguruar furnizim stabil me energji elektrike.

Ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile të sigurojnë funksionim të rregullt me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mos pagesës.

Këto masa pritet të miratohen nga Qeveria.

Back to top button