Kompanitë italiane të telefonisë internet e minuta falas për të gjithë. Në Shqipëri ende jo!

Kompanitë e telefonisë celulare në Itali kanë ofruar minuta dhe internet pa limit për abonentët e tyre, si mënyrë për t’iu gjendur pranë në ditët kur vendi është në izolim total për shkak të koronavirusit.

Që prej pezullimit të shkollave dhe universiteteve, nxënësit dhe studentët po studiojnë online.

Po ashtu edhe ata që janë në punë dhe mund të punojnë online, prej një jave tashmë, po punojnë nga shtëpitë, kështu që internet falas është një mundësi e mirë ofruar nga kompanitë italiane.

Në Shqipëri kompanitë telefonike me përjashtim të rastit që i dhanë kryeministrit mundësinë të dërgojë sms te qytetarët nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të qenë pranë qytetarëve në këto ditë të vështira.

Tirana dhe Durrësi  janë futur në ditën e  tretë të karanatinës por ende nga bizneset që po përftojnë financiarisht nga kriza nuk ka një sjellje të përgjegjshme dhe solidariteti.

loading...
Back to top button