Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Tani që nuk shkon të mjekohesh jashtë”, mesazhi tronditës i mjekut shqiptar për të pasur dhe të varfër

Koronavirusi solli karantinën. Karantina nuk të lejon të shkosh ku të duash të mjekohesh e aq më tepër jashtë shtetit. Kështu sot të varfër e të pasur janë në duar të mjekëve shqiptarë.

Pikërisht në këtë kohë dalin në dritë statuse që ndriçojnë figurën e mjekut, i quajnë heronj e super heronj. Mbas gjithë këtyre viteve që i denigruan, që i përzunë, e që i burgosën, kuptuan më në fund se janë një diamant që duhet ta kenë pranë.

Doktor Mikel Nakuçi thotë se të mbushur me zili për pushtetin moral të mjekëve, arritën deri atje sa të përhapin shprehjen se: mjekët këtu të lënë të vdesësh¨.

Më tej në faqen e tij në facebook shkruan: Të mbushur me zili për të ardhurat e mjekëve që në shumicën e rasteve jane shumë të ulta për shërbimin që ofrojnë dhe shumë prej tyre i kanë rrogat vërtet të pallogaritshme, ulërinin në çdo rast se: ¨mjekët na rropën, e kanë kthyer mjekësinë në bisnes, a thua se një mjek privat nuk shënohet në regjistrat e shtetit si :biznes i vogël ose bisnes i madh.

Sipas mjekut Mikel Nakuçi, është më lehtë të fajësosh mjekun, por dozat janë të forta me kritikat, teksa thotë se shumë injorantë fajësuan mjekët. Theksin e vë tek ata të pasur që mendojnë se meqënëse kanë para nuk mund të sëmuren më, se po të sëmuren ose të vështirësohet mjekimi gjithmonë e kanë fajin mjekët, ose ata të varfër që kujtojnë se shkaku për problemet e tyre kur sëmuren është i mjekut.

“Të revoltuar se presin në urgjenca, pa kuptuar se nuk janë në rradhën e domateve, dhe se te sëmuret kane përparësi ne bazë ë problemit shëndetësor që paraqesin. Pa kuptuar se pritja një fare kohe në urgjencë shpesh herë është procedurë e diagnozës për të arritur nje shërbim sa më te mire për të sëmurin ata bërtasin se: ¨nuk na prek njeri me dorë se nuk kemi paguar para¨.

Ata thërrasin që mjekët të jenë të kualifikuar. Po si? Nuk keni kuptuar se mjekët duhet të jenë relativisht të pasur, sepse kështu do t’i shërbejnë më mirë atyre. Ata që lejuan të pasurohen politikanë, hajdutë, dhe injorantë, quajnë herezi që mjeku, i cili harxhon jetën e tij për t’u rritur profesionalisht, në shërbim të tyre të pasurohet. Ai duhet të jetë i varfër, shërbëtor, mundësisht skllav. Por a e dinë që një konferencë mjekësore që ta ndjekësh ka një pagesë që mund te shkojë deri 1000 euro?

Mjeku i pasur mund të paguajë për to, mund të paguajë për kurse kualifikimi, dhe nuk do të kthehet në një lupsar i firmave farmaceutike. A e dini se sa investime do t’i duhen një mjeku privat që të mund të ushtrojë profesionin e tij në shërbim të tyre? Kurse për mjekët me rrogë duhet shteti të paguajë për kualifikimet e tyre. Por për mjekët nuk ka para. Ka për tendera dhe firma private.

Dhe arritëm këtu ku filluan të kuptojnë se vërtet që mjekët janë aty ku janë ata me sëmundje të vështira duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjes së tyre. E kuptuan këtë nga kjo epidemi, pa kuptuar se ky rrezik nuk është vetëm në këto ditë, por çdo ditë të punës, në ato ditë kur ata i bëjnë presion mjekeve, dhe nuk e lënë të qetë të bëjë punën e tij. Mjafton një shpim me nje gjilpërë të një të sëmuri, që të rrezikohet jeta e nje mjeku dhe e familjes se tij. E kujt nga ne nuk i ka ndodhur.

Nje falenderim i madh për ata që kanë pasur gjithmonë besim tek ne, se ne e dimë që nuk jemi të gjithë ëngjëj. Por shumica jonë e duan profesionin, bëjnë sakrifica të jashtzakonshme për të, shqetësohen dhe vuajnë për te sëmurin. Le të vlejë kjo epidemi që të shndrojë mardhenien mjek- pacient në një mardhënie besimi dhe respekti reciprok.

Gjithmonë ekziston frika mos të ndodhi si në shprehjen ¨Kalova lumin të dhjefsha kalin¨. Se ngjarje të tilla kemi pasur. Në vitin 97 kur shteti u shkërmoq, vetëm mjekët punonin bile edhe nën kërcënimin e armëve. Por kjo u harrua shpejt. Le të shpresojme me rastin epidemise të ndodhe ndryshe – përfundon statusi i gjatë në facebook i doctor Mikel Nakuçit. .

Back to top button