1000 mjekë e infermierë regjistrohen si vullnetarë, bonus 1000 euro bashkë me pagën e marsit

Në daljen e radhës në Facebook, kryeministri Rama dha lajmin e mirë se 1000 mjekë e infermierë deri tani i janë bashkuar thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe rektorit të Mjekësisë për t’u regjistruar si vullnetarë për përballimin e kësaj situate të vështirë. Ai shpreh mirënjohjen për ta për këtë akt humanizimi dhe patriotizmi.

“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar”, shprehet Rama.

Më tej, kryeministri Rama përsëriti se mjekët dhe infermierët në fund të muajit mars do të marrin pagën bashkë me një bonus prej 1000 eurosh, të njëjtin do ta fitojnë dhe të gjithë vullnetarët që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

“Nesër administrata është pushim. Do ishte pushim ngaqë edhe Dita e Verës ra të shtunën. Burgosja vazhdon dhe për ata që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale. Paga e marsit do të ketë një bonus 1000 euro për mjekët dhe infermirët, i cili do të vazhdojë deri në përfundimin e situatës. Ky bonus do t’iu jepet dhe vullnetarëve. Java që vjen do të vijë me numra të ngritur dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi kryeministri.

loading...
Back to top button