Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Koronavirusi/ Qytetarët e Tiranës duartrokitje të forta dhe brohorima nga ballkonet për të mbështetur mjekët (video)

Qytetarët e Tiranës kanë dalë në dritare dhe ballkone sot në mbasdite, ku kanë duartrokitur mjekët shqiptarë, të cilët po japin gjithçka në këto ditë të vështira, për t’u kujdesur për të prekurit nga koronavirusi.

Deri më tani janë 38 të infektuarit me koronavirus në Shqipëri, ndërsa një person ka humbur jetën.

Mjekët janë ndër të parët që bien në kontakt dhe rreziku infektimit është shumë i madh.

Pavarësisht kësaj, ata janë në gatishmëri, për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë, edhe duke vënë jetët e tyre në rrezik.

Duartrokitjet dhe brohoritjet kanë qenë të shumta sot, në shumë zona të kryeqytetit, me qytetarët që u dërguan kështu një mesazh mjekëve, se ata u qëndrojnë pranë, nga shtëpitë e tyre dhe se e vlerësojnë këtë sakrificë që po kryejnë.

Shqiptarët iu përgjigjën nismës së bërë në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, që u kërkoi të dalin në ballkone dhe të duartrokasin mjekët, duke u dhënë një mbështetje të fortë atyre.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi pas nismës së emisionit “Hipokrati”, duke e konsideruar “Një nismë të bukur”.

Back to top button