Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Erdhën në Shqipëri nga vendet e prekura me covid-19, policia i merr një e nga një në telefon: Alo, ku ndodheni momentalisht? (VIDEO)

Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë ardhur ditët e fundit në Shqipëri, nga vendet e prekura me covid-19.

Përmes një një njoftimi për mediat, policia bën me dije se çdo qytetar është marrë në telefon ku është pyetur për identitetin dhe vendndodhjen.

Autoritetet i kanë bërë thirrje që të vetëkarantinohen në shtëpi për dy javë, në të kundërt do të përballen me masa ligjore.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.

Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore.

Back to top button