Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Shteti, garanci fiktive me pasoja fatale pas tërmetit në 21 shtator”

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar ndaj mbylljes së disa portaleve online dhe arrestimeve të aktivistëve nga policia.

Në një reagim të sajin ISP i cilëson si një devijim të demokracisë.

“Vendimi i shpallur fillimisht nga zyrtarë të lartë politikë dhe më pas i zbatuar nga Policia e Shtetit dhe instrumente të tjera shtetërore për ndalim, arrestim apo penalizim administrativ të një portali online, të një studenti dhe së fundi edhe të dy aktivistëve të shoqërisë civile, janë shprehje e devijimit nga praktikat demokratike të qeverisjes dhe tregues i mungesës së respektit për parimet kushtetuese që lidhen me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në deklaratën e ISP-së.

Në tri rastet kemi të bëjmë me media sociale dhe sipas Institutit, autoritetet kishin zgjidhje alternative, – sqarimi i lajmit, përgënjeshtrimi apo raportimi në serverin e rrjetit social për heqjen e tij, por megjithatë ato zgjodhën reagimin absurd përmes keqpërdorimit të autoritetit shtetëror dhe Policisë së Shtetit.

Instituti komentoi gjithashtu edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në raport me median.

“Sulmet e përsëritura verbale dhe institucionale të kryeministrit ndaj medieve dhe gazetarëve, përpjekja për inkriminimin kolektiv të tyre dhe për denigrim të raportimeve mediatike përbën gjithashtu një zhvillim shqetësues, devijim nga praktikat demokratike dhe kërcënim për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes”.

ISP vlerëson se Shqipëria nuk ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme sipas nenit 170 dhe 175 të Kushtetutës së Shqipërisë, por është në gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme sipas neneve 39- 52 të ligjit 45/2019 për mbrojtjen civile.

“Nga ana tjetër, situata e ditëve të fundit nxori në pah faktin se shumë premtime, deklarime e garanci të autoriteteve qendrore e vendore kanë qenë fiktive dhe patën pasoja negative për qytetarët, shtetin e shoqërinë”, thuhet në deklaratën e ISP-së.

Back to top button