Si u përleshën në Klaudianë (Peqin) Jul Çezari me Pompeun, strategët e Perandorisë Romake

Beteja mes Jul Çezarit dhe Pompeut, në Iliri, ishte një ndër më të përgjakshmet në histori.

Dy strategët e famshëm të Perandorisë Romake ishin në rivalitet për postin e perandorit. Konflikti lindi pasi senati mbështeti Pompeun për tu bërë konsull, ndërkohë që JulÇezari kishte mjaft merita në shtrirjen e perandorisë deri në Oqeanin Atlantik.

Loading...

Bashkë me dy ushtarakët e tij niset për në Romë për të shpartalluar senatin. Më pas niset për të gjetur Pompeun drejt Greqisë.

Në vitin 48 para Krishtit Çezari niset për në Iliri. Ndërkohë Pompeu niset me të shpejtë nga Maqedonia drejt Scampës (Elbasanit). Doli në Klaudianë (Peqin) dhe zuri vend në Asparagum (Rrogozhinë) në breg të lumit Shkumbin në mbrojtje të vijës Egnatia.

Por Çezari pas tre ditësh mbërrin në bregun tjetër të Genius (Shkumbinit). Priti dy ditë. Kur pa që Pompeu nuk po luante nga vendi, në mbreëmje mori ushtrinë u ngjit disa kilometra më lart dhe poshtë Klaudianës kalon lumin. Merr rrugën e vështirë të Vrapit dhe mbërrin në mëngjes në Erzen. Pompeu kujtoi se ai ishte larguar. Por Çezari arrin tek Shkëmbi i Kavajës për të nisur sulmin e befasishëm. Lufta zgjati 4 muaj me fitoren e Çezarit.

Loading...
Back to top button
Close